Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Centrali bërthamor Zaporizhzhia nën urdhrin rus
Publikuar:
(06.03.2022 19:07:01)

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike postoi të dielën në Twitter se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, raporton CNN.
Autoritetet ukrainase i kanë thënë IAEA-s se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”.
#Ukraine’s nuclear regulator tells IAEA it is having problems in communicating with staff operating #Zaporizhzhya Nuclear Power Plant. https://t.co/TDZlLpV10f
— IAEA – International Atomic Energy Agency (@iaeaorg) March 6, 2022