Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj
Publikuar:
(26.04.2022 12:48:08)

Kanë filluar procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i AKK-së për Shqip.com Yll Buleshkaj.
“Kemi filluar procedurat për verifikimin e pasurisë sipas informatave që janë pranuar nga mediat”, ka thënë Buleshkaj.
Mediat sllovene kanë raportuar se kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Dyshohet që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Berishaj është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci në dhjetor të viti 2021./Shqip.com