Agim Ademi – në mbajtje për 48 orë

“Dramat” në Federatën e Futbollit të Kosovës po vazhdojnë.
I pari i kësaj federate, Agim Ademi është dërguar në mbajtje.
Për Shqip.com – këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në përgjigjen e dhënë nga Policia thuhet se “me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”.
Po ashtu – Policia shtoi se “lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar. Në koordnim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”.
E gjithë kjo “zhurmë” po ndodh – para zgjedhjeve të FFK-së, që do të mbahen me datë 6 prill.
Deri më tani kandidatë zyrtarë për ulësen e kryetarit janë Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri. /Shqip.com