Ekonomi Biznes

Aeroporti i Prishtinës shpërblen udhëtarin e 3-miliontë për vitin 2023

Ardit Alaj nga Deçani, është udhëtari i tremiliontë që ka udhëtuar përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me këtë rast, Alaj, së bashku me të fejuarën, Kaltrinën, u shpërblyen me një udhëtim njëjavor në Turqi.

Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, tha se ANP po shënon një moment historik, duke arritur për herë të parë 3 milionë udhëtarë brenda një viti.

“Më lejoni që në emër të kompanisë të shpreh falënderimet tona për secilin prej jush – mysafirët tanë te nderuar, udhëtarët e nderuar, stafin e përkushtuar, partnerët e përkushtuar të linjave ajrore dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje të jashtëzakonshme. Së bashku, kemi bërë historinë”, tha ajo.

Nga tjetër, Ardit Alaj, i cili po udhëtonte drejt Gjermanisë, falënderoi ANP-në për këtë befasi.

/Shqip.com