Adrola Dushi befason me fjalët për Luizin
Publikuar:
(22.02.2023 12:50:55)

Modelja, Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuara.
Ajo së fundi ka komentuar edhe situatën e Luizit në Big Brother duke treguar përkrahjen që ai gëzon nga modelja.
Ish-Miss Shqipëria shtoi se sivjet ai i ka dhënë kuptim Big Brotherit me të gjitha gjërat që ka bërë deri më tani.

“Më pëlqen sepse i ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit. Më pëlqen sepse nuk e ka kaluar kurrë anën njerëzore dhe është gjëja që unë vlerësoj më shumë te njerëzit. Absolutisht e di që në ca momente ka kaluar njëfarë limiti, por ka qenë thjeshtë mbrojtje nga ana e tij”, vazhdoi ylli i njohur.
Ndryshe, kjo e fundit është përfolur se është në lidhje me Capital T dhe këto pretendime deri me tani nuk janë konfirmuar as mohuar nga dyshja.
/Shqip.com