Adriana Matoshi: U ktheva

“Premtimin që ja u dhash e majta. U ktheva”.
Për herë të parë deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja, Adriana Matoshi, ka shkrua pasi është operuar nga tumori.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kërkuar nga njerëzit që ta duan jetën.
“Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej”, ka thënë ai.
Matoshi tregoi për përkrahjen e madhe që mori nga njerëzit.
Sidomos e përmendi marshin e organizuar për të një ditë para se të operohet.
“Mos pritni veç ditëlindje,Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t’rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin”, tha ai. /Shqip.com