Adriana Matoshi merr vëmendje me veshjen interesante në seancën e Kuvendit të Kosovës
Publikuar:
(19.04.2022 15:04:08)

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi sot ka qenë prezente në seancën e Kuvendit.
Mirëpo, gjatë seancës ajo ka marrë vëmendje me paraqitjen interesante të veshjes, ku menjëherë u bë virale në rrjetet sociale.
Deputetja kishte kombinuar një xhaketë sportive ngjyrë kafe, ndërsa mbi të mbante një pallto me ngjyrë të bardhë, rozë dhe të zezë.

Aktorja përshtati dukjen me një mini fund ngjyrë bezhë dhe atlete të bardha, teksa në dorë mbante një çantë të zezë.

Matoshi para disa javësh i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin afrikano-belg Keith Groeneveld./Shqip.com