Rozë

Adriana Matoshi flet për herë të parë pas operacionit

Adriana Matoshi

Adriana Matoshi, disa ditë më parë kaloi me sukses operacionin për tumor në tru.

Aktorja tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa edhe vet e ka bërë të ditur një gjë të tillë.

Ndërkohë, në emisionin “Pa Emër”, aktorja është telefonuar derisa nuk ka hezituar për të treguar rreth shëndetit të saj.

“Unë për momentin kam pak kokë dhimbje, sot e kam sfiduar veten mos me pi hapa, mos me përdor asgjë, sepse dua ta tejkaloj pa hapa, pa asgjë, edhe po pushoj, e kam kaluar atë stresin. Jam tu mundu që vetën me bo mirë, që nuk kam asgjë, po qohem nganjëherë edhe po harroj çka kam”, është shprehur Matoshi.

Tutje ajo ka falënderuar të gjithë njerëzit dhe telefonatat, që sipas saj i kanë dhënë energji të jashtëzakonshme.

“Kurrë në jetë nuk ma ka marrë mendja se fjalët, komentet, njerëzit, telefonatat, mesazhet më japin një forcë të jashtëzakonshme edhe kur kam shkuar ditën për t’i bërë analizat, atë ditë qa qenë një marsh i organizuar, më është dukur diçka shumë, nuk di ta përshkruaj ndjenjën. Një natë përpara operacionit kam fjetur si kingj as nuk kam menduar as asnjë gjë, të nesërmen në mëngjes kanë ardhë më kanë marrë edhe kam hyrë duke qeshur dhe kam dalë duke qeshur. Dua të falënderoj gjithsecilin prej thellësisë së shpirtit, që jo vetëm mua më kanë bërë të fortë po edhe prindërit e mi kur kanë parë gjithë atë njeri, gjithë ato mesazhe, komente disi edhe ata janë forcuar ekstrem shumë”, përfundoi ajo.