Adriana Matoshi falënderon për të gjitha thirrjet dhe mesazhet

Aktorja dhe njëherësh deputetja, Adriana Matoshi, sapo ka dalë nga operacioni për tumor në tru.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, zgjodhi që të falënderojë të gjithë për thirrjet dhe mesazhet që po i bëhen.
“Faleminderit që po më shkruani e po më thërrisni të më pyetni për shëndetin. Më shumë jam duke fjetur e pushuar, shumë pak po qëndroj në telefon dhe është e pamundur t’i hap të gjitha mesazhet, ma bëni hallall, u shpreh Matoshi”.

Tutje ajo shtoi: “E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse, e shumë falënderuese. Zoti ju ruajt e ju dashtë”.
Adriana në imazh u vërejt se është e shtrirë në krevat, derisa po rikuperohet nga operacioni që pati ditë më parë.
View this post on Instagram
Një sëmundje e tillë i është rikthyer pas nëntë vitesh, e sipas të dashurit të tij është për shkak të stresit./SHQIP.com