Adelina Tahiri nuk mund ta durojë largësinë me burrin e saj

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është shumë aktive në rrjete sociale
Ajo së fundmi zbuloi se i ishte propozuar që të ishte pjesë e shtëpisë së famshme, “Big Brother VIP”, por për disa arsye që ajo i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, nuk kishte mundur të pranonte të qëndronte e mbyllur në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat 24h.
Ajo tha që nuk mund të qëndrojë pa djalin dhe burrin e saj.
“Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do të ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për 3 muaj kur atij më të shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetër ndoshta edhe po. Ps. Dhe pa burrin nuk do ta bëja dot ka tri jave që se kam pa e po vuaj! E lerë tre muaj”, shkroi ajo në përgjigjen e saj.

E siç duket ajo po vazhdon që të përmallohet për të edhe pse nuk ka hyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E gjithë kjo pasi që ajo ka postuar në Instagram një fotografi me avokatin maqedonas, Serjozha Markov , ku ka shkruar që i mungon shumë pasi nuk gjendet afër saj.

Ndryshe Adelina ka disa vite që është martuar me Markov dhe kanë një djalë të quajtur Jon./SHQIP.com