Adele zbulon se nga cila sëmundje vuan
Publikuar:
(04.01.2023 16:45:00)

Artistja e njohur, Adele ka folur për gjendjen shëndetësore nga e cila vuan, e për shkak të së cilës anuloi edhe koncertin e madh ën Las Vegas.
Këngëtarja tha fansave se vuan nga dhimbjet e nervit shiatik, një gjendje e cila mund të shkaktojë dhimbje të forta poshtë njërës ose të dy këmbëve nga pjesa e poshtme e shpinës.
Këngëtarja po ecte rreth skenës duke shpërndarë fanella lëshuese për anëtarët e audiencës, kur u bë e qartë se ajo kishte vështirësi.
“Më duhet të eci këto ditë pasi kam dhimbje të nervit shiatik shumë të keq”, tha ajo.
Ndërsa është e paqartë se sa kohë Adele vuan nga gjendja shëndetësore, por më parë ajo ka folur për dhimbje kronike të shpinës pasi pësoi dy disqe të ndara.
/Shqip.com