Rozë Ndërkombëtar

Adele së shpejti do të martohet për herë të dytë?

Adele dhe Rich Paul

Këngëtarja e famshme, Adele, ka zgjedhur që të flas rreth jetës së saj personale.

Në një intervistë për Sirius XM, artistja ka treguar so po i mungon koha kur ka qenë e martuar, shkruan Daily Mail.

“Definitivisht unë jam e hapur që të martohem sërish. Ndjenja që kam pasur kur kam qenë e martuar, ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur në jetë”, u shpreh Adele.

Adele dhe Rich Paul

Pasi ka disa muaj që është ndarë nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, këngëtarja shtoi: “Për fat të keq gjërat nuk shkuan si duhet, por më mungon të jem e martuar”.

Ajo dhe Simon në anën tjetër ndajnë një fëmijë së bashku, Angelo, që tani është nëntë vjeç.

Adele

Vlen të përmendet se 33-vjeçarja pas ndarjes me Konecki hyri sërish në lidhje, kësaj here me sportistin Rich Paul.

Lidhja e tyre komentohet të jetë mjaft serioze, ndërsa fansat po aludojnë për ndonjë martesë të mundshme mes tyre./SHQIP.com