Adele njofton se do të performojë në Brit Awards
Publikuar:
(02.02.2022 18:30:18)

Adele do të performojë në Brit Awards.
Dy javë pas qëndrimit të saj në Las Vegas, Adele ka njoftuar se do të performojë në Awards.
Këngëtarja do të përformojë në Londër më 8 shkurt për nderimet vjetore të muzikës pop në Britani, ku ajo edhe është nominuar për katër çmime.
Adele, përmes një postimi ka treguar se është e lumtur që do të performojë javën e ardhshme, dhe se gjithashtu do të marrë pjesë në shfaqjen televizive “The Graham Norton Show”.
Adele, kishte shtyrë një sërë koncertesh për shkak se i gjithë ekipi i saj ishte i infektuar me COVID-19, gjë për të cilën edhe e kishte bërë atë të ndihej keq emocionalisht.
View this post on Instagram