Acuget me histaminë të lartë hiqen nga tregu në Itali. I eksportoi nga Shqipëria kompania “Poseidon”
Acuget e eksportuara nga Shqipëria janë tërhequr nga tregu në Itali për shkak të nivelit shumë të lartë të histaminës, i cili përbën një rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Sipas njoftimit të publikuar nga Qendra Alert, bëhet fjalë për një produkt të eksportuar nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kompania eksportuese është “Poseidon”.
Autoritetet kanë evidentuar praninë e lartë të histaminës, e cila lidhet me një ndotje biologjike dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore te personat që konsumojnë produktin.
Produkti është hequr nga tregu italian si masë sigurie, ndërsa njoftimi i plotë dhe të dhënat e produktit janë publikuar nga Qendra Alert.
Konsumatorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të mos konsumojnë produktin nëse e kanë blerë atë.
/Shqip.com