Lajme

Abrashi: KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, përmes një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se KFOR-i kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave ndërkohë që u bënë disa ditë.

“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negocimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura, ka shkruar Abrashi.

Tutje, ai ka thënë se është vërtetë e papranueshme.

“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka thënë Abrashi.

/Shqip.com