Video: “Abeja” – heroi historik po përjetësohet nga skulptori Gëzim Muriqi
Publikuar:
(29.07.2022 19:55:35)

Një ndër figurat historike të Kosovës, por jo vetëm, Bekim Berisha po përjetësohet mjeshtërisht nga skulptori Gëzim Muriqi.
Berisha ishte një ushtar i Kosovës i njohur si “Abeja”, ai shërbeu edhe në Ushtrinë Kroate dhe në Bosnjë.
Projekti erdhi pas një konkursi të propozuar nga Kuvendi Komual i Pejës, në të cilin Muriqi u zgjodh fitues.
Përgatitja apo modelimi i skulpturës së “Abesë”, sipas Gëzim Muriqit, ka zgjatur rreth një muaj.
Skulpturat janë të dimensioneve prej tri metrave secila.
Po ashtu ky konsiderohet si Kompleksi memorial më i kushtuar në Kosovë, me vlerë prej 260 mijë eurove.
Kompleksi Memorial pritet të ekspozohet para publikut brenda vitit kalendarik, në ditën e Çlirimit të Pejës vitin e ardhshëm.