Lajme

Abdyli: Fjalimeve të Abelardit duhet vendosur shurdhues

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Abdyli ka reaguar pasi që Abelard Tahiri ka ofenduar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një përplasje në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Abdylit, gjuha e rrugaçëve duhet të sanksionohet në tempullin e demokracisë.

“Gjuha e rrugaçëve duhet të sanksionohet në tempullin e demokracisë. Kjo gjuhë fyese e kriminale e përdorur nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së nuk flet veç për nervozën dhe hallin e madh që kanë këta që qytetari i dërgoi në harresë historike, por flet për mendësinë, edukatën dhe mënyrën e tyre të jetesës e veprimtarisë së tyre të përditshme’’ ka shkuar Abyli.

Po ashtu sipas deputetit të Listës Guxo, fjalimeve të Tahirit duhet vendosur shurdhues.

‘’Tash e tutje, siç i ka bërë armët me shurdhues, edhe fjalimeve të Abelardit duhet vendosur shurdhuesit që të mos ndotë edhe më shumë ambientin politik’’ ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Sot gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës po diskutohet edhe për Komisionin hetimor për energjinë elektrike./Shqip.com