Abdixhiku: Të gjithë jemi të tronditur nga vrasja që ndodhi sonte në Pejë
Publikuar:
(08.09.2021 23:46:15)

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të mërkurën mbrëma në Pejë, ku të vdekur mbetën dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Fjala është për kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish-kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Një tjetër u plagos, dhe dyshohet se është vëllai i Ademajt, i cili edhe u arrestua.
“Të gjithë jemi tronditur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sonte në Pejë. U shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për humbjen e dy zyrtarëve të saj”, thuhet në telegram ngushëllimin e Abdixhikut./SHQIP.com