Lajme

Abdixhiku takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e rendit dhe ligjit e për reformat në drejtësi

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në një takim shefin e misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këtë takim është biseduar për sundimin e rendit dhe ligjit.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX, z. Lars – Gunnar Wigemark.Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend dhe për sundimin e ligjit”, thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Po ashtu është bërë e ditur se, Abdixhiku, potencoi faktin se reformat në drejtësi janë të domosdoshme, ku shtoi se ato duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare, me theks të veçantë në harmoni me  rekomandimet e Komisionit të Venecias./Shqip.com