Lajme

Abdixhiku për Qeverinë: Politika e theqafjes na degradojë relacionet me SHBA-të

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Qeveria Kurti i detyrohet popullit të Kosovës një shpjegim se si administrata e presidentit Biden ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se tash nuk është koha për njohje reciproke.

Ai ka shtuar se se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ishte politikë qendrore e SHBA-ve, e që tash nuk shihet si e domosdoshme.

“Pra njohja e ndërsjellë, respektivisht njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ishte politikë qendrore e administratës Biden. Si njëri nga Presidentët më të involvuar me çështjen e Kosovës, që nga vitet e 90-ta e këndej, Joe Biden dhe qëndrimi këmbëngulës për Kosovën, shpërfaqnin një mundësi të jashtëzakonshme për popullin e vendin tonë.

Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Tani aleati ynë kryesor thekson se koha nuk është për njohje. Ky qëndrim vjen si pasojë e papërgjegjësisë populliste që për politikë turmash jo që s’arriti të përfitojë nga kjo administratë, por pariparueshëm degradojë relacionet në qëndrime që tani dhe normalizojnë mosnjohjen”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, marrëveshja gjithëpërfshirëse ishte kërkese specifike nga presidenti Biden.

“Më 7 shkurt të vitit 2021, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar Presidentit të Serbisë Vuçiq, arrtijen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka regresuar në fundament me partnerët strategjik, duke i dhënë një dhuratë të papritshme kundërshtarit tonë historik.

/Shqip.com