Lajme

Abdixhiku: Koha e fundit për rrugë të re pa Kurtin dhe politikat e tij

Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se është koha e fundit për një rrugë të re “pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”.

Ai, këto komente i bëri në rrjetin social Facebook, lidhur me sanskionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, për Kosovën.

“Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta”, ka shkruar ai.

“Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi”, vazhdon Abdixhiku.

Tutje, ai ka ritheksuar se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, nuk e bën dot Kosovën shtet evropian dhe se  Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot.

/Shqip.com