Lajme

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit, LDK propozon qeveri tranzicioni me të gjitha partitë politike

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës me VV.

Në një deklaratë për mediat, Abdixhiku është shprehur se LDK mbështet një qeveri tranzicioni.

Ky propozim vjen pas ftesës letrës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

/Shqip.com