Abbott para takimit në Ohër: Është një javë e rëndësishme për Kosovën drejt njohjes reciproke

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën.
Ai është shprehur se është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike. Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po” ka thëne Abbott.
Theksojmë se takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të mardhënieve mbahet këtë të shtunë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
/Shqip.com