Abazoviq merr pjesë në takim e radhës të ‘’Ballkanit të Hapur’’ në Ohër

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk ka parë asnjë argument pse nisma rajonale “Ballkani i Hapur” nuk është gjë e mirë për vendin e tij.
Për këtë arsye ai iu është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Ballkanit të Hapur që mbahet në Ohër raporton medium B92.
Ftesën për Abazoviqi, Vuçiq e bërë gjatë Forumit Ekonomik që po mbahet në Zvicër.
“Unë do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të shkojë në cilësinë e kryeministrit”, është shprehur Abazoviq.
Ai tha se nëse dikush mendon që me Ballkan të Hapur të zëvendësohen nisma integruese evropiane, atëherë Mali i Zi nuk do të marrë pjesë, porse sipas tij, te Ballkani i Hapur nuk po sheh diçka të tillë./Shqip.com