Abazoviq: Do të zhvillojmë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje
Publikuar:
(08.05.2022 14:10:47)

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë.
Ai është uruar nga shumë liderë të shteteve, diplomatë, komuniteti i biznesit e shumë të tjerë.
Abazoviq tha se premton se do të punojnë në interes të qytetarëve të Malit të Zi.
“Premtojmë se do të punojmë në interes të qytetarëve, për Malin e Zi evropian dhe ekologjik, i cili do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet fqinjë!”, ka shkruar Abazoviq në “Facebook”.
Theksojmë se më 28 prill, Abazoviq mori besimin e 43 deputetëve për të qenë në krye të qeverisë.
Abazoviq është shqiptari i parë kryeministër në Malin e Zi.
Kabineti i ri ka 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra./Shqip.com