Abazoviq dhe Rama takohen me legjendën e boksit Vitaliy Klychko
Publikuar:
(16.06.2022 10:21:23)
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq po qëndrojnë në Ukrainë.
Gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Ukrainë, kryeministrat shqiptarë kanë zhvilluar takim edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn.
Pas vizitës me presidentin, ata janë takuar edhe me legjendën e boksit, Vitaliy Klychko, ku kryeministri Abazoviq ka postuar një foto me Ramën dhe kryebashkiakun e Kievit.
“Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klichko: Kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën time që duhet ta fitoj. Bisedë emocionale me legjendën e boksit”, shkruhet në njoftimin e Abazoviq në facebook.
Sot në Ukrainë shënohet dita e 113-të e luftës./Shqip.com