Abazi-Kurti: Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ‘përplasur’ verbalisht me krerët e opozitës, Lumir Abdixhikun nga LDK dhe Memli Krasniqin nga PDK.
Në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet për takimin dhe marrëveshjen e Ohrit, Kurti iu tha krerëve të opozitës se po flasin si me qenë aktivistë të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur edhe reagimi nga ana e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.
Ai i ka thënë Kurtit se ndihet i ofenduar kur përmendet ky term.
“Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr të VV-së. Se ata aktivistë kishin gju gaz lotsjellës, kishin rrotullu makina, për me pengu këtë marrëveshje. Nuk duhet të merremi me interpretimin e çështjes së VV-së. Me respekt duhemi me kujtu secilin activist të VV-së që kanë pasë idealin e madh të bashkimit kombëtar.”, tha ai.
Abazi tha se qëllimi kryesor për dialogun nuk duhet të jetë njohja nga Serbia, mirëpo njohja nga pesëshja e BE-së.
/Shqip.com