Lajme

AAK’ja – Kurtit: Kriza nuk kapërcehet me lëmoshë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas Pakos Ekonomike që është prezantuar sot nga Qeveria e Kosovës.

Sipas kësaj partie, kriza nuk kapërcehet me lëmoshë dhe kjo pako e prezantuar nga Kurti është mashtrim ordiner.

“Pakoja e prezantuar nga Kurti, është mashtrim ordiner. Nuk kapërcehet kriza me lëmoshë. Qeveria duhet të ndërmarrë masa serioze duke filluar nga miratimi urgjent i ligjit të pagave, zvogëlimi i taksave, heqja e përkohshme e TVSH për produktet esenciale, zhbllokimi i buxhetit, rishikimi i kontratave e masa të tjera lehtësuese. Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro!”.

Tutje thuhet se paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro.

“Qeveria po ia nxjerr sytë e po ia ngjet vetullat këtij populli.

Këto masa që sot janë propozu nga Qeveria, janë vërtetë mashtrim i ultë që iu bëhet qytetarëve të vendit me paratë publike.

Të bllokohen investimet kapitale duke i lënë pa punë 60% të punëtorëve të ndërmarrjeve kontraktuese për punë në sektorin publik e të ndahen ato para për ndihma sociale, është veprim anti ligjor, antikushtetues dhe ofendues për popullin e Kosovës.”

Tujë nga kjo parti kanë thënë se sulmet që janë bërë nga Kurti ndaj komunave janë ofendimi më i madhe që i është bërë atyre.

“Sulmet që kryeministri u bën komunave për, siç shprehet ai, sulm ndaj shtetit, janë ofendimi më i madh që u bëhet atyre.

Kryeministri më mirë është ta ndërrojë ministrin e vet, sepse komunat nuk mund t’i ndërrojë!”.

Ndryshe, Kurti ka prezantuar pakon e re për përballjen e inflacionit.

Lidhur më këtë Kurti ka bërë të ditur se për pensionistët do të ndahet shuma prej 100 euro, për zyrtarët publik do t’i ndajmë nga 50 euro nga muaji shtator.

Po ashtu i pari i Qeverisë ka bërë të ditur se 80 % e qytetarëve janë të punësuar në sektorin privat.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të subvencionohet gjysma nga ana e pushtetit për tre muaj radhazi për bizneset që ngrisin pagat e punëtorëve.

“Do të kenë mbështetje. I bëj thirrje bizneseve dhe punëtorët që të bëhet kjo rritje e pagës. Dhe ne do të mbështesim për tre muajt e ardhshëm. Sa i përket studentëve, ne do të iu njoftojmë ditëve në vijim sa i përket formularit të aplikimit. Do t’i mbështesim qytetarët”, tha ai në një konferencë për media.

Po ashtu për studentët pritet të shpërndahen 100 euro./Shqip.com