AAK zgjedh sot kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të zgjedhë kryetarin e ri dhe këshillin e përgjithshëm të partisë.
Kuvendi i IX i kësaj partie pritet të fillojë në orën 10:00.
Ky vendim vjen pas procesit të brendshëm të AAK-së që është mbajtur nëpër degë e nëndegë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë.
Kujtojmë se kryetari aktual i AAK-së është Ramush Haradinaj.
Ndryshe, AAK është formuar në vitin 2000 dhe në fillim ishte koalicion i pesë partive. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion.
AAK-ja ka pasur tre kryeministra: Ramush Haradinaj (2004 — mars 2005), Bajram Kosumi (mars 2005 — mars 2006) dhe Agim Çeku (mars 2006 – 2008 )./SHQIP.com
