Lajme

AAK-ja thirrje Qeverisë dhe ZRrE-së: Tregoni transparencë dhe menjëherë të tregoni çmimin real

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës dhe Zyren e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë.

Nga AAK-ja kanë kërkuar që ZRrE-ja dhe Qeveria e Kosovës të tregojë transparencë dhe menjëherë të tregojnë çmimin real dhe mënyrën e ndarjes së 100 milionë eurove të taksave tona.

“Është e vërtetë që në faturë kjo pjesë nuk do figurojë, por shtrenjtimi do të ndodhë, veçse diferencën e paguan qeveria, po me paratë tuaja. Plus ky subvencionim do të hiqet fundvitin e ardhshëm dhe prap barra do të jetë individuale e juaja”, thuhet ne reagimin e AAK-së.

Nga kjo parti gjithashtu kanë thënë se kanë kaluar 48 orë prej kur ZRrE e rriti në mënyrë drastike çmimin e energjisë elektrike dhe akoma nuk ka transparencë se si po përdoren paratë e taksave të qytetarëve për subvencionim.

“Paratë tuaja, qytetarë të nderuar, Kurti po i përdor për të fshehur dështimin e tij dhe për të thënë se ‘rryma për 800 kilovatët e parë nuk shtrenjtohet’”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AAK-së.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka miratuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët.

Ata të cilët shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovatë orë në muaj nuk do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu në konferencën për shtyp ka deklaruar se me bllok tarifën e vendosur ata të cilët shpenzojnë deri 1 mijë kilovatë energji elektrike do të paguajnë 10 euro më shumë në muaj./Shqip.com

Lexo edhe:
Vendimi: Ata të cilët shpenzojnë deri në 800 kilovatë orë nuk do të preken nga shtrenjtimi i rrymës