AAK-ja shënon sot 24-vjetorin e themelimit
Publikuar:
(02.05.2024 09:57:59)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot shënon 24-vjetorin e themelimit me një ceremoni festive, që do të nisë në orën 18:30.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për informim e kësaj partie, përmes një njoftimi për media.
“Sot, më datë 2 maj 2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon përvjetorin e 24-të themelimit. Ditëlindjen e Familjes sonë politike do ta festojmë në po të njëjtën ditë, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com