AAK-ja kërkon që pensioni i veteranëve të UÇK-së të jetë i barasvlefshëm me pagën minimale

Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria duhet të reflektoj ndaj propozimeve që ata kanë dhënë si dhe ndaj kërkesave minimale të veteranëve.
Tahiri, këtë e than ë një konferencë për media.
“Për AAK-në, është jashtëzakonisht e rëndësishme që qeveria të reflektoj seriozisht në propozimet tona qe i kemi jep në secilën seancë dhe në kërkesat minimale të shoqatave të veteranëve, në raport me përcaktimin e pagës minimale”, tha Tahiri.
AAK-ja po kërkon nga Qeveria që të ofroj zgjidhje dhe të mos prodhojë kriza.
“Vazhdimi i debatit dhe diskutimit përmbajtjesore me veteranët dhe palët, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të krijuar zgjidhje, por njëkohësisht për të zhbllokuar Kuvendin e Kosovës”.
AAK-ja, kërkon që paga e veteranëve të UÇK-së të është e barasvlefshme me pagën minimale.
“AAK-ja ka deponuar përmes deputetit Bekë Berisha një amandament në të cilin kërkohet që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve të UÇK-së, pensioni i veteranit të është i barasvlershëm me pagën minimale”.

Përndryshe, me moszgjidhje të gjendjes dhe pakënaqësinë e veteranëve, Tahiri shtoi se do të ketë bllokim të Kuvendit.
Sipas Tahirit, zhbllokimi i Kuvendit fillon me trajtimin e dy amendamenteve të propozuara nga AAK-ja.
“Nuk i duhet Kosovës krizë, i duhet zgjidhje, kjo qeveri shumë e ngadalshme që në secilën situatë ka propozuar krizë, duhet të kthehet dhe të merr vendime. Në mungesë të vendimmarrjes kemi status-quo”, tha Tahiri.
Megjithatë, muaj më parë, AAK-ja ka rekomanduar ‘zgjidhjet’ për Ligjin për Paga për sektorin publik në raport me masat për zbritjen e çmimeve enorme të produkteve bazë, dhe heqjen e akcizës për pesë muaj./Shqip.com