Lajme

A u zgjodh rastësisht apo qëllimshëm data 18 mars e takimit Kurti-Vuçiq?

Takimi i Brukselit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i ndërmjetësuar nga BE-ja - REUTERS/Johanna Geron/File Photo
Takimi i Brukselit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i ndërmjetësuar nga BE-ja - REUTERS/Johanna Geron/File Photo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të kenë një rund të ri negociatash.

Takimi mes dy udhëheqësve nuk do të jetë siç ndodh zakonshëm në Bruksel, por në qytetin e Ohrit të Maqedonisë së Veriut.

Takimi është caktuar të mbahet më datë 18 mars (ditë e shtunë), ku dy liderët, do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Propozimit Evropian-Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Brukseli thotë se pa planin e zbatimit, i cili konsiderohet pjesë përbërëse e Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, e njëjta do të ishte vetëm “një deklaratë politike, pa asnjë detyrim ligjor apo politik për palët”.

Por, datë asocion me një ngjarje që lidh sërish Kosovën dhe Serbinë.

Fjala është për datën 18 mars të vitit 1999.

Delegacioni i Kosovës, me në krye Hashim Thaçin, Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen dhe Veton Surroin, nënshkruan në Paris të Francës, një dokument të quajtur Marrëveshja e Përkohshme për Vetëqeverisje në Kosovë, e njohur si Marrëveshja e Rambujesë.

Marrëveshja e Rambujesë, 18 mars 1999

Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Riçard Hollbruk, nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Slobodan Millosheviq, që të pranoi marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-ës miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Nuk dihet nëse 18 marsi i këtij viti është koincidencë me 18 marsin e 1999-s.

/Shqip.com