A u kërcënuan minatorët e Artanës për ta ndërprerë grevën?

Minatorët e Trepçës të cilët punojnë në Minierën e Artanës janë të gatshëm për të punuar pasi grevën e përfunduan.
Të bashkuar janë në këtë veprim, por jo në vendimet e përbashkëta.
Sipas tyre, ndërprerja e grevës erdhi pasi u detyruan nga një pakicë pa dëshirën e tyre.
Ata shprehen keqardhje, duke theksuar se e ndjejnë peshën e fajit që në një formë i lanë në baltë kolegët e tyre në Mitrovicën e Jugut.
Por, para se të mendonin për këtë, ata thanë se menduan për familjet e tyre.
Ai tregoi se greva nuk ka qenë revoltë, por solidarizim.
Se u detyruan ta ndërprenë grevën thanë edhe minatorët në Kishnicë, por nuk pranuan të flasin, shkruan Express.
Megjithatë, puna vazhdoi edhe këtë të enjte.
Në anën tjetër, minatorët e Trepçës në Mitrovicën e Jugut, kanë hyrë në ditën e 10 të grevës dhe thonë se nuk do ta ndërprenë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
/Shqip.com