A mund te konsumohet Kivi bashkë me lekurë?

Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta, por kryesorja qëndron në atë se ky frut mund të gjendet lehtë.
Edhe pse sezoni i tyre është nga Nëntori deri në Maj, këtë frut mund ta gjeni kurdoherë në tregje.
Kivi është një frut plot vlera shëndetësore nga vitamina C e deri tek antioksidantët që ndihmojnë të parandalojnë sëmundjet që plakin organizmin.
Nëse hani dy kivi në ditë keni marrë sasinë e nevojshme ditore të vitaminës C. Kivi është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik
Përveç vitaminës C, kivi është i pasur me fibër që ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak, ul nivelin e kolesterolit dhe ndihon në rënien nga pesha.
Gjithashtu kivi arrin të normalizojë dhe nivelet e tensionit të lartë të gjakut, dhe ndihmon personat që kanë vëshrtirësi për t’i zënë gjumi.
Kivi i përkryer është pak i butë, jo shumë i fortë, pasi kjo do të thotë që është i papjekur, dhe as shumë i butë, pasi do të thotë që është afër prishjes.
A mund të hahet lëkura e kivit?
Zakonisht kur konsumohet ky frut, lëkura qërohet dhe hahet vetëm tuli me ngjyrë jeshile. Por sipas AgroWeb lëkura e tij mund të konsumohet. Madje ka më shumë vitamin C dhe fibër sesa vetë fruti.
/Shqip.com