Art Jetese

A mund të jetë çelësi për një shëndet të mirë një dietë e pasur me akullore?

Kjo është pyetja e ngritur nga një studim që tregon për një përfitim misterioz shëndetësor nga akullorja.

Një studim i Harvardit nga viti 2018 tregon se diabetikët që konsumonin gjysmë filxhani akullore në ditë, kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Edhe studime të tjera kishin nxjerrë përfundime të ngjashme.

Por ndryshe mendojnë nutricionistët, të cilët nuk ndajnë të njëjta qëndrime se në ndikim pozitiv në dietë do të kishte edhe akullorja.

Megjithatë, ndërsa janë bërë studim pas studimi, duke prekur konsumin e akullores ose produkteve të qumështit në përgjithësi, studiuesit mund të gjenin prova për të mbështetur konsumimin e gjërave të ëmbla të ngrira për arsye shëndetësore.

Në përgjithësi, hulumtimi ka treguar rëndësinë e ushqimeve të qumështit në një dietë, megjithëse ekziston pyetja se cilat ushqime ofrojnë përfitim të vërtetë.

Kosi është përmendur si një opsion veçanërisht i mirë: Një studim zbuloi se konsumimi i afërsisht një e treta e filxhanit në ditë, ul rrezikun e prekjes nga diabeti me 14%.

Indeksi glicemik i akullores, një masë që tregon se sa shpejt një ushqim rrit sheqerin në gjak, është më i ulët se ai i orizit ngjyrë kafe.

/Shqip.com