Rozë

A kishte planifikuar Butrinti një surprizë për Kiarën në “Big Brother Vip?”

Moderatorja Kiara Tito është banore e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother Albenia e cila është edhe shumë  e komentuar për marrëdhënien e saj me këngëtarin Luiz Ejlli.

Por, krahas shumë mbështetësve, Kiara Tito ka marrë edhe mbështetjen e këngëtarit Butrint Imerit.

Ditë më parë Butrint Imeri ripostoi një fotografi të Kiarës duke e vendosur edhe një kurorë në kokën e saj.

Kiara Tito

Krahas një postimi në Instastory, këngëtari ka shkruar “Një befasi këtë javë”, por ajo nuk ndodhi për moderatoren, pasi ajo u surprizua nga Luizi me këndim live.

Së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në “BBVIP” për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen. Mbetet për t’u parë nëse ai do të tentojë sërish për një surprise.

/Shqip.com