“A jeni për?”, Komuna e Prishtinës synon edhe një test tjetër me rrugë njëkahëshe
Publikuar:
(07.05.2022 14:52:09)

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka propozuar që të ketë edhe një testim të dytë të rrugëve njëkahëshe.
Zogaj përmes një postimi në Twitter ka pyetur qytetarët nëse janë për.
“A jeni për? Të ndalim makinat dhe të fillojmë nismën përmes së cilës qyteti frymon lirshëm!”, ka shkruar Zogaj.
A jeni për?
— Alban Zogaj (@albanzogaj) May 7, 2022
Të ndalim makinat dhe të fillojmë nismën përmes së cilës qyteti frymon lirshëm! 🚲🛴🛣🌳🌲#prishtina #weekend #pamakina pic.twitter.com/cy7occn6bg
Në testin e rrugëve njëkahëshe u raportua për krijim të kolonave në disa pjesë të kryeqytetit, gjë që shkaktoi edhe reagimin qytetar dhe me reagime nga opozita./Shqip.com