A është Noizy në një lidhje? Më në fund zbulohet sekreti
Publikuar:
(09.09.2022 22:13:51)

Për shumë kohë po qarkullojnë fjalë se reperi Noizy është në një lidhje dashurie.
E këtë thashethem, nuk e mohoi e as nuk e pohoi asnjëherë reperi.
Mirëpo, tani ky është zbuluar, por jo përmes tij.
Eraldo Rexho ka publikuar një foto në InstaStory, ku mund ta pyesin ndjekësit e tij çdo gjë, e si duket dikush ka patur një kuriozitet të madh për Noizyn.
“Ka të dashur Noizy?”- ishte pyetja.

E moderatori përgjigj: “Ka derri, po s’tregon”.
Mirëpo, reperi përsëri vendosi të mos komentojë mbi këtë gjë. /SHQIP.com