Rozë

A e ka lënë muzikën Unikkatili?

Reperi, Unikkatil,

Përkundër mungesës së projekteve, këngët e tij të vjetra vazhdojnë të dëgjohen ende.

Bëhet fjalë për reperin shqiptar,Viktor Paloka i njohur me nofkën Unikkatil, i cili jeton dhe vepron në Amerikë.

Unikkatili përkundër popullaritetit të madh që gëzon në trojët shqiptarë dhe jashtë saj ai ka 2 vite  që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Kënga e fundit e që e ka lansuar Unikkatil është me 21  korriik të vitit 2019 “Shqiptar” që ishte në bashkëpunim me Mozzikin.

Kurse, projekti i fundit i tij ishte me 31 korrik të vitit 2018 “Ça jon” në bashkëpunim me Klepton  

Vitin e kaluar, me 21 prill, me anë të një postimi në Instagram, kishte paralajmëruar se do të lansonte ndonjë projekt, por duket se nuk e ka ndërmend të ndodhë.

Reperi po ashtu edhe në rrjetet sociale nuk është shumë aktiv, fotografia e tij e fundit e postuar  në Instagram është në prill të 2020.

Lexo edhe:
Unikatili përdorë sharje dhe fyrje të rënda për ardhjen e muzikantit serb në Shqipëri

Unikkatili po ashtu kohë pas kohë reagon në lidhje më ndonjë zhvillim që ndodh në trojet shqiptarë, siç është rasti i fundit për ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviqin në Festivalin e Birrës në Korçë./SHQIP.com