A e aprovoi Sabiani lidhjen e vajzës së tij brenda BBVA?
Publikuar:
(24.02.2023 15:17:04)

Kejsi Medini është vajza e Sabianit e cila ka filluar një romancë me banorin tjetër të Big Brother Vip Albania, Kristin.
Ashtu si babai edhe e bija është duke realizuar një lojë të shkëlqyer brenda shtëpisë.
Por, publiku gjithmonë ka qenë i interesuar se çfarë mendon Sabiani për ‘lidhjen’ e vajzës së tij brenda shtëpisë së BBVA.
Sabiani sërish riktheu videon virale ku Ermal Mamaqi e pyeste “Se mos e lë çupën beqare”.
“E ka vëtë në dorë. Babi nuk e kushtëzon për asgjë. Vetëm zorraxhinjë s’dua në shtëpi”, kishte thënë Sabiani.
Dhe kjo është marrë nga publiku si përgjigje e Sabianit ndaj lidhjes së Kejsit me Kristin.
/Shqip.com