A duhet të konsumoni ujë gjatë stervitjes?

Konsumimi i ujit është shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut e veçanërisht për ata që merren me aktivitete fizike.
Ekspertët kanë konstatuar se është e rëndësishme pirja e ujit para, gjatë dhe pas stërvitjeve.
Uji ndihmon në ruajtjen e temperaturës normale të trupit dhe siguron mbrojtje për shtyllën kurrizore dhe indet.
Gjatë stërvitjes, ndihmon në ruajtjen e përqendrimit të glukozës në gjak dhe përmirëson kohën e rikuperimit.
Marrja e pamjaftueshme e ujit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore si dehidratim, gurë në tëmth dhe çrregullime të tretjes.
Mënyra më e mirë për të kontrolluar nëse jeni duke pirë mjaftueshëm ujë në baza ditore është t’i kushtoni vëmendje ngjyrës së urinës.
Nëse ngjyra është e verdhë e hapur ose pa ngjyrë, do të thotë se keni mjaftueshëm ujë në trup, por nëse ngjyra është e verdhë e errët, është një tregues që duhet të filloni të pini më shumë ujë.
/Shqip.com