Rozë

A do ta prezantojë Gresa Andin me familjen?

Modelja, Gresa Hoti e cila u bë pjesë e Big Brother Vip Albania, por që nuk e arritur finale ka folur jashtë shtëpisë për raportin që ka krijuar me ish-banorin tjetër, Andin.

Ajo ka treguar se nuk ka prezantuar asnjëherë asnjë djal në familje dhe me Andin ndoshta edhe do ta bëjë.

“Unë nuk e kam prezantu askënd në familjen time sepse në këtë aspekt kam qenë e mbyllur. Nuk e kam provu kurrë”, tha Gresa për Prive.

Lidhjen me Andin e quan sit ë vështirë dhe të sikletshëm për faktin se e din babai i saj, por modelja shpreson që edhe ai do të jetë i lumtur për shkak se ajo është.

“Me babin ka qenë pak zor, ama po shpresoj që për ndjenjat që unë kam është edhe ai i lumtur pasiqë edhe unë jam e lumtur. Ndoshta edhe do ta njoftojë me familje, ku i dihet”.

Kujtojmë se Andi ishte ai që doli para Greses nga shtëpia dhe mbetet të shihet se si do të shkojë lidhja e tyre jashtë.

/Shqip.com