A do ta pranonte sërish ftesën për “Big Brother” Stresi?
Publikuar:
(29.03.2023 14:19:00)

Stresi është fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ai ishte në finale bashkë me Julianën, Vedatin, Mbresën dhe Artanin.
Së fundi ai është pyetur nga ndjekësit nëse do të hynte prapë në një format të tillë.
“Patjetër që po, p.sh në natën e parë”, është përgjigjur ai.

Ndryshe, Stresi ka treguar se çmimin e madhe prej 160 mijë eurosh i ka dhuruar nënës së tij.
/Shqip.com