Rozë

Këngët të cilat ‘pushtuan’ vitin 2021

Estrada shqiptare edhe këtë vit ka ‘goditur në shenjë’.

Kjo pasi këngët që ata kanë sjellë janë klikuar me miliona herë nga publiku.

Përveç koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore ku ata janë duke ‘e parë’ suksesin e këngëve këtë po e tregojnë edhe klikimet në platformën “Youtube” edhe pse për shumë kë- konsiderohen si jo të vërteta, pra të blera.

Hiti i pakontestueshëm i kësaj verë është kënga e titulluar “Dale”, e cila për publikun është servuar nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula.

Reperi, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri

Kënga ka vetëm pesë muaj nga lansimi dhe numëron mbi 75 milionë klikime. Producent i kësaj këngë është Çelik Lipa, ndërsa për tekstin janë përkujdesur Butrinti, Ledri dhe Bardhi.

Ky nuk është hiti i vetëm nga këngëtari pasi ai në vitin 2021 ka sjellë disa projekte që kanë rezultuar shumë të suksesshme si: KUKU (31 milionë), Dujum (45 milionë) si dhe PHANTOM (24 milionë).

Hiç më keq nuk ka mbetur as Kida, e cila gjatë këtij viti ka lansuar disa këngë si dhe ka paralajmëruar albumin e saj ”Orchide”.

Lexo edhe:
Kida publikon listën e këngëve të albumit “Orchide”

Albumi përbëhet nga 12 këngë ku disa prej tyre janë të dëgjuara nga publiku si: “Lila”, “Dinero”, “Ike”, “Mo jo”.

Ndërsa, Ledri ka realizuar disa bashkëpunime ku më të klikuarat janë bashkëpunimi me Majk, “Marr” (25 milionë), Lumin dhe Gjikon “Ça bone” (3.8 milionë) si dhe ai me Taynën “Hala” (9 milionë).

Një muaj para hitit “Dale” është lansuar ai “Pa Ty”.

Kënga përmban vulën e Cricket, Muma dhe Dafina Zeqirit, e cila vetëm gjashtë muaj nga lansimi numëron mbi 46 milionë klikime.

Këto nuk janë milionat e vetme për Dafinën, pasi ajo ka lansuar albumin e saj me plotë 14 këngë- shumica janë bashkëpunime.

Lexo edhe:
Dafina thotë se të gjitha paratë e mbledhura nga albumi i saj do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit

Ajo ka treguar se me të hollat që do t’i përfitojë nga shitja e albumit do t’i dhurojë për Shoqatën e Autizmit.

“Sot si përfaqësues i Moneyz Music Manager/Ceo, Pëllumb Çitaku vizitoj Shoqatën e Autizmit, me qëllimin për t’iu kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit Dafinë Moj do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në Shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren. Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri-tjetrit me kauza të ndryshme”, ka shkruar këngëtarja e shumë hiteve.

Ndryshe ky vite nuk do të mbyllet më kaq për këngëtaren, pasi ai ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të lansojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin, Majk.

E 28 milionë shkojnë për bashkëpunimin e Elvana Gjatës më Yll Limani. Projekti gërsheton në vete dy këngë “Edi x Marre” që në platformën “Youtube” janë lansuar pesë muaj më parë.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm për këtë vit për këngëtaren nga Shqipëria pasi ajo së fundmi ka lansuar bashkëpunim tjetër me Capital T, ndërsa Yll Limani ditë më parë ka publikuar një album të shkurtër apo ndryshe ‘EP’ me vetëm pesë këngë.

“Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare” ishin titujt e këngëve të cilat morën reagime të shumta nga fansat e publiku.

Lexo edhe:
Yll Limani publikom mini-albumin “Lshoja Zanin”

Ky album i Yllit i është dedikuar ish-partneres së tij, me të cilin nuk është më./SHQIP.com