Lajme

Çitaku dhe Haxhiu reagojnë pas deklaratave të Krasniqit se minoriteteve nuk u shërbehet në kafeteri

Vlora Çitaku dhe Albulena Haxhiu

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, se komunitetet nuk po shërbehen në disa prej kafeterive në Gjakovë, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku është shprehur se e mbështet ministrin në këtë apel.

Lexo edhe:
Ministri Krasniqi bën thirrje për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve

“E mbështes ministrin në këtë apel”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me këtë deklaratë duke thënë se refuzimi për t’iu shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm dhe i dënueshëm! Kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë. Barazi dhe jo diskriminim!”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, të dielën, ministri për Komunitete dhe Kthim ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet e gastronomisë në të cilat nuk u shërbehet komuniteteve./SHQIP.com