Arrestohen dy zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës
Publikuar:
(20.11.2021 10:40:40)

Dy zyrtarë të Agjencisë të Pyjeve të Kosovës janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të kësaj të fundit, arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, Gryka e Deçanit, dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarrë veprimet sipas kompetencave.

“Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./SHQIP.com