Lajme

Pas kërcënimeve ndaj qendrës tregtare Toptani, mesazhe në Telegram nga protestuesit e dhunshëm për të djegur hotel “Plaza”

Pas kërcënimeve për djegien e qendrës tregtare Toptani, raportohen mesazhe të tjera në platformën Telegram, përmes të cilave pretendohet se jepet urdhër për të sulmuar edhe hotel “Plaza” në Tiranë.

Mesazhet ngrenë shqetësime për përshkallëzimin e situatës dhe për rrezikun e mundshëm ndaj objekteve dhe personave që ndodhen në to.

Mesazhet tregojnë për një përshkallëzim të thirrjeve për sulme ndaj objekteve në kryeqytet, në një kohë kur situata në rrugët e Tiranës është e tensionuar.

Thirrjet për sulme ndaj objekteve të tilla ngrenë shqetësime për sigurinë e qytetarëve dhe personave që ndodhen në këto ambiente.

©Shqip.com