Lajme Ballkan

Udhëtime me avionë privatë dhe lidhje me lobistë, ambasadorja amerikane në Athinë nën hetim

Demokratët në komisionet e punëve të jashtme të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë kërkuar zyrtarisht Departamentit të Shtetit të nisë një hetim mbi sjelljen e Kimberly Guilfoyle, ambasadores së SHBA-së në Greqi.

Ky reagim vjen pas një investigimi të publikuar nga Wall Street Journal, i cili zbuloi përpjekjet e saj për të promovuar marrëveshjet e gazit të një kompanie greke në mbarë Evropën Juglindore.

Në një letër të nisur të enjten drejtuar sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, senatorja e New Hampshire, Jeanne Shaheen, demokratja më e lartë në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë shprehu shqetësime të thella për atë që ajo e quajti “përdorim i papërshtatshëm i pozicionit zyrtar nga ana e Guilfoyle”.

Sipas shqetësimeve të ngritura nga ligjvënësit, ambasadorja dyshohet se ka përfshirë një lobist të regjistruar në takimet zyrtare me zyrtarë të huaj, duke lobuar për një prej klientëve të tij grekë dhe sipërmarrjen e përbashkët të këtij të fundit me një kompani të mbështetur nga shteti grek.

Përveç lidhjeve të dyshimta me lobistët, në qendër të kritikave janë vendosur edhe udhëtimet e saj të shpeshta me avionë privatë, çka ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi etikën dhe transparencën e funksionit të saj diplomatik.

©️Shqip.com