SPAK e shpalli në kërkim/ Rama i jep duart Vlora Hysenit: Të përballet vetë me drejtësinë, sapo të vij në Tiranë do ta shkarkoj nga detyra
Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra kreun e SHISH, Vlora Hyseni. Nga New York ku ndodhet në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Rama tha se sapo të mbërrijë në Tiranë do të konsultohet me Presidentin e Republikës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se përgjegjësia është individuale ndërsa shtoi se mazhoranca nuk do t’i bëjë askujt avokatinë.
“Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë”, tha Rama.
“Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, përfundon kryeministri.
Reagimi i plotë
ër shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë.
Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.
Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.
Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.
E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.
As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.
Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.
Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Akuzat e SPAK ndaj Vlora Hysenit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri kishte kërkuar masë të sigurisë ndaj shefes së Shërbimit Informativ (SHISH) Vlora Hysenit, një punonjësi të Institutit të Policisë Shkencore me inicialet F. K., dhe një punonjësi të shoqërisë së agroturizmit ‘Kodra e Kuajve’.Më anë të një njoftimi, SPAK ka thënë se gjatë ditë së sotme kanë ndërmarrë masa të reja sigurimi dhe kontrolle në kuadër të një hetimi penal.E ky hetim nuk është zbuluar deri sa tutje në njoftim thuhet se rasti është i vitit 2025, ndërsa masat e kërkuara ndaj tre të dyshuarve janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sipas SPAK-ut, me vendimin e 21 shtatorit 2026 janë caktuar masa sigurimi ndaj tre personave nën hetim.Ndaj Vlora Hysenit e cila sipas SPAK-ut mban detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), është caktuar masa e arrestit në shtëpi, së bashku me pezullimin nga ushtrimi i detyrës ose shërbimit publik. Ajo po hetohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.Masa e arrestit në burg është caktuar ndaj F. K., përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, i cili po hetohet për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.Në burg është caktuar edhe E. S., punonjës i shoqërisë Agroturizëm Kodra e Kuajve. Sipas SPAK-ut, ai po hetohet për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Vendimet për masat e sigurimit i janë dërguar Policisë së Shtetit për ekzekutim. Sipas SPAK-ut, deri tani janë ekzekutuar dy prej tyre.Përveç masave të sigurimit, Gjykata e Posaçme ka lejuar edhe kontrolle në kuadër të këtij hetimi.Me vendimin e 20 shtatorit 2026 është lejuar kontrolli i banesës dhe kontrolli personal i I. P., ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.Ndërsa me vendimin e 21 shtatorit 2026 është lejuar kontrolli i një kompleksi vilash në kryqëzimin e rrugës Durrësi në Shekuj me rrugën Bajram Tusha, në zonën e Shkozetit në Durrës.
SPAK ka bërë të ditur se për ekzekutimin e vendimeve ka marrë mbështetjen e Policisë së Shtetit.
©Shqip.com